Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e NovaTale II – Narrativa të Reja mbi Tregimet e Moçme, një projekt i Qendrës FusionACT që sjell mitet dhe legjendat shqiptare në një formë të re, përmes animacionit dhe rrëfimit vizual bashkëkohor.
Në këtë edicion, trashëgimia kulturore ndërthuret me tema të rëndësishme të shoqërisë së sotme, si identiteti, gjithëpërfshirja, fuqizimi dhe dialogu social.
Do të ishte kënaqësi të ndanit me ne këtë eksperiencë të veçantë, ku tregimet e moçme marrin jetë përmes narrativave të reja, këndvështrimeve bashkëkohore dhe krijimtarisë së brezit të ri. ✨